Së paku 30 të vdekur e 200 të zhdukur nga përmbytja e anijes në Kongo
BKT
   Bota

Së paku 30 të vdekur e 200 të zhdukur nga përmbytja e anijes në Kongo

Të paktën 30 persona besohet se kanë vdekur dhe më shumë se 200 të tjerë janë shpallur të zhdukur pas fundosjes së anijes në pjesën perëndimore të Kongos.

Raportohet se në anije ndodheshin rreth 400 persona, ndërsa autoritetet kanë arritur t’i shpëtojnë 170 prej tyre.

Muajin e kaluar, 167 njerëz vdiqën nga përmbysjet e dy anijeve në liqenin Kivu të këtij shteti.

Arsyeja e këtij aksidenti ende nuk është e qartë, por besohet se anija mund të jetë përmbytur për shkak të mbingarkesës. Republika Demokratike e Kongos, që ka sipërfaqe sa Evropa Perëndimore, ka rrjet të dobët rrugor dhe shumë zona janë të paarritshme me vetura, përpos me anije ose përmes ajrit.

Aksidentet e fundit me anije dhe barka e kanë shtyrë presidentin e vendit, Felix Tshisekedi, ta bëjë të obligueshme për të gjithë pasagjerët që t’i veshin jelekët kundër fundosjes.

Sidoqoftë, nuk dihet nëse personat e mbytur i kanë pasur të veshur këta jelekë, shkruan “BBC”.