Suksesi i mjekës nga Kosova në Bosnje
BKT
Shëndetësi

Suksesi i mjekës nga Kosova në Bosnje

Prof. Dr. Iliriana Haxhibeqiri është kardiokirurge në Sarajevë.

Ajo është shefe e Klinikës së Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Sarajevës dhe është e para specialiste e kësaj fushe në Bosnjë e Hercegovinë.

Ajo është nga Mitrovica, e bija e doktor Sami Beqirit, kirurgut të parë në ish Jugosllavi. Dr. Iliriana ishte këto ditë në Kosovë dhe ne mësuam nga ajo për jetën e saj dhe rrugëtimin që ka bërë për specializimet në kardiokirurgji.

Ajo ka kryer specializimin edhe në Berlin dhe ka marrë pjesë në shumë qendra të zhvilluara të mjekësisë në vende të Evropës, ku edhe ka operuar. Ajo operon çdo ditë, i ndalë zemrat nga funksioni dhe i kthen ato përsëri në jetë, në operacionet që i zgjasin prej 5 deri në 15 orë.

Është profesion i vështirë, me shumë stres, por shumë i bukur, thotë doktor Iliriana, duke spjeguar qetësinë e saj gjatë operimeve, derisa dëgjon muzikë njëkohësisht.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës e as QKUK nuk i kanë ofruar ndonjë bashkëpunim konkret, por ajo ka një porosi që të zhvillohet kardiokirurgjia në Kosovë dhe qytetarët e saj mos të kërkojnë shërbime shumë të kushtueshme jashtë vendit. Hyrë Tejeci Murati ka zhvilluar intervistën me Prof.dr. Iliriana Haxhibeqiri:

https://www.facebook.com/programiimengjesit/videos/vb.145477332724610/431239664336781/?type=2&theater


MË SHUME NGA Shëndetësi