Negociatat të përqendrohen vetëm në largimin e Maduros
BKT
   Bota

Negociatat të përqendrohen vetëm në largimin e Maduros

Bisedimet që po zhvillohen në Oslo mes përfaqësuesve të qeverisë së presidentit venezuelas, Nicolas Maduro dhe të deleguarve të rivalit të tij Juan Guaido, të mbështetur nga SHBA-ja, duhet të përqendrohen vetëm në largimin e drejtuesit socialist, theksoi sot diplomacia amerikane.

“Ne marrim akt për diskutimet në Norvegji. Sikurse e kemi treguar shumë herë, SHBA-ja beson se e vetmja gjë për t’u negociuar me Nicolas Maduro bie mbi kushtet e largimit të tij”, deklaroi për median Morgan Ortagus, zëdhënësja e departamentit amerikan të Shtetit.

Të deleguar të presidentit venezuelas, Nicolas Maduro dhe të rivalit të tij Juan Guaido do të takohen për herë të parë kokë më kokë javën e ardhshme në Oslo, në kuadër të ndërmjetësimit norvegjez për t’i dhënë një zgjidhje krizës./ATSH