Huawei” paralajmëron SHBA-në për pasojat e listës së zezë
BKT
   Bota

Huawei” paralajmëron SHBA-në për pasojat e listës së zezë

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të vënë kompaninë kineze “Huawei” në listën e zezë tregtare "vendos një precedent të rrezikshëm", që do të dëmtojë miliarda konsumatorë, tha zyrtari më i lartë i firmës, Song Liuping.

"Ky vendim kërcënon të dëmtojë klientët tanë në mbi 170 vende, duke përfshirë më shumë se tre miliardë konsumatorë që përdorin produktet dhe shërbimet ‘Huawei’ në të gjithë botën", tha ai.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Liuping tha se ndalimi i tregtisë do të "dëmtonte direkt" edhe kompanitë amerikane dhe do të prekte vendet e punës.

"Duke parandaluar kompanitë amerikane që të bëjnë biznes me ‘Huawei’, qeveria do të dëmtojë drejtpërdrejt më shumë se 1200 kompani amerikane, gjë që do të ndikojë në dhjetëra mijëra vende pune amerikane", vijoi ai.

Uashingtoni mori vendim për të shtuar në listën e zezë kompaninë kineze për arsye të sigurisë kombëtare.

Por, “Huawei” ka mohuar vazhdimisht pretendimet se përdorimi i produkteve të saj paraqet rrezik

"Politikanët në SHBA po përdorin forcën e një kombi të tërë për të ardhur pas një kompanie private", tha Song.