17-vjeçari dhuron donacionet për të mbijetuarit e sulmeve në Christchurch
BKT
   Bota

Në Australi, sot të gjithë e njohin si djali i vezëve. 17-vjeçari Will Connolly u bë papritur i famshëm pasi theu një vezë në kokën e senatorit të ekstremit të djathtë, Fraser Anning, muaj më parë, për shkak se ligjvënësi pretendonte se faji për masakrën e Christchurchit, ku u vranë 51 vetë, është i emigracionit mysliman.

Connolly tani ua ka dhuruar të mbijetuarve të sulmeve në dy xhami të këtij qyteti, të gjitha donacionet e mbledhura “online” për të. Shuma mbërrin në rreth 100 mijë dollarë australianë, apo gati 70 mijë dollarë amerikanë.