10:54 / 29.05.2019
Save the Children: Fëmijët sot jetojnë më mirë se në 20 vitet e fundit
Të paktën 280 milionë fëmijë, një në tetë, jetojnë më mirë sot se sa në 20 vitet e fundit, sipas një raporti të “Save the Children”, sipas të cilit nga viti 2000 kushtet për të vegjlit janë përmirësuar në 173 nga 176 vende të analizuara (përveç Sirisë, Venezuelës, Trinidad Tobago).
Singapori është në krye të klasifikimit si vendi që i mbron më mirë fëmijët, i ndjekur nga Suedia, Finlanda, Norvegjia, Sllovenia, Gjermania, Irlanda, Italia, Koreja e Jugut dhe Belgjika.
Megjithatë përparimet më të mira janë regjistruar në disa prej vendeve më të varfër të botës, me në krye Sierra Leone, e ndjekur nga Ruanda, Etiopia dhe Nigeri.























