​Në Zelandë të Re greva e mësimdhënësve i ka paralizuar shkollat
BKT
   Bota

​Në Zelandë të Re greva e mësimdhënësve i ka paralizuar shkollat

Përbërja e re arsimore e Zelandës së Re sot është paralizuar për shkak të grevës së madhe të mësimdhënësve të cilët, duke kërkuar paga më të mëdha dhe orar më të shkurtër, i kanë braktisur vendet e tyre të punës vetëm një ditë para votimit të “buxhetit të paralajmëruar për mirëqenie” .

Sipas të dhënave të sindikatës së arsimit, pothuajse 50.000 mësimdhënës dhe profesorë i janë bashkëngjitur grevës, më e madhja deri më tani në historinë e përbërjes arsimore të këtij vendi.

Grave e mësimdhënësve është organizuar një ditë para seancës së Qeverisë, në të cilën do të prezantohet a.q. “buxhet për mirëqenie”, i cili duhej të vendosë qasje të re në marrjen e vendimeve fiskale në bazë të numrit të madh të treguesve, ndërsa me qëllim që ngritjes së standardit të jetesës në atë vend.

Negociata e deritanishme midis sindikatës së arsimit dhe Qeverisë rreth rritjes së pagave të mësimdhënësve dhe masave për shkarkim mbeti pikë e vdekur.