10:16 / 30.05.2019
SHBA, jep dorëheqjen prokurori special Robert Mueller
Këshilltari Special, Robert Mueller, ka thënë se akuzimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për ndonjë krim, nuk ka ekzistuar si mundësi, bazuar në rregulloren e Departamentit amerikan të Drejtësisë.
Prokurori special Robert Mueller, i cili punonte në raportin për lidhjet e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump me rusët, paralajmëroi se po jep dorëheqje në Departamentin e Drejtësisë.
Mueller ka njoftuar mbylljen zyrtare të Zyrës së tij dhe tha se po jep dorëheqje nga Departamenti i Drejtësisë për t'u kthyer në jetën private.
Ai theksoi se sipas udhëzimeve që ka marrë nga Departamenti, zyra e tij nuk ka mundur të padisë presidentin e SHBA-ve për vepër penale.























