12:32 / 30.05.2019
Një tërmet i fuqishëm goditi El Salvadorin
Enti Gjeologjik i SHBA-ve theksoi se tërmeti ishte me magnitudë prej 6.6 ballë.
Një tërmet i fortë ka goditur bregun e El Salvadorit, duke bërë që banorët të frikësuar të dalin nga shtëpitë e tyre në orët e para të mëngjesit.
Enti Gjeologjik i SHBA-ve theksoi se tërmeti ishte me magnitudë prej 6.6 ballë. Epiqendra ishte rreth 17 kilometra në juglindje të La Libertad, periferi e kryeqytetit rajonal, Santa Tecla, dhe u regjistrua në thellësi prej 65 kilometrash.
Tërmeti u ndje fort në kryeqytetin, San Salvador, të enjten në mëngjes. Njerëzit u larguan nga shtëpitë e tyre me pishtarë, ndërsa edhe rryma është ndërprerë në të paktën disa zona.























