13:15 / 30.05.2019
Zuckerberg përballet me votimin e udhëheqjes në Facebook
Mark Zuckerberg ballafaqohet me thirrje për dorëheqje nga posti i shefit ekzekutiv të Facebook.
Një votim që bën thirrje që Mark Zuckerberg të heq dorë si udhëheqës i Facebook pritet të zhvillohet në mbledhjen e përgjithshme vjetore të kompanisë të enjten.
Zuckerberg është edhe shefi ekzekutiv i Facebook dhe kryetari i bordit të drejtorëve të saj, raporton “BBC”.
Ata që thërrasin atë për dorëheqjen e tij si kryetar thonë se kjo do ta ndihmonte të përqendrohej në drejtimin e kompanisë.
Zuckerberg nuk ka gjasa të humbasë votën, sepse ai zotëron 60% të aksioneve të kompanisë.
Megjithatë, përqindja e aksionarëve që votojnë kundër tij mund të tregojnë se sa besim kanë në udhëheqjen e tij.























