Viktimat në Budapest nuk kishin të veshura xhaketa shpëtimi
BKT
   Bota

Viktimat në Budapest nuk kishin të veshura xhaketa shpëtimi

Detaje të reja nga fatkeqësia në Budapest.

Asnjë prej shtatë jug koreanëve që vdiqën pas një përplasjeje të varkave në lumin Danub në Budapest të mërkurën mbrëma nuk kishin veshur xhaketa shpëtimi, thanë autoritetet.

35 persona, përfshirë 33 jug koreanë, ishin në bordin e varkës kur u përplas me një anije tjetër në kryeqytetin hungarez të mërkurën mbrëma, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut (MOFA). Përplasja ndodhi në qendër të qytetit.

Shtatë turistë dhe një anëtar i ekuipazhit hungarez vdiqën, tha një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme për CNN të enjten. Anija tjetër po hetohet.