15:30 / 30.05.2019
Salcë ajvar
Përbërësit
6 spec i kuq (të mëdhenj)
1 patëllxhan
1 lugë gjelle vaj ulliri
kripë
piper
Përgatitja
1
Në tavën nga Delimano vendosni për të pjekur specat dhe patëllxhanin.
2
Më pas i nxirrni, u hiqni lëkurën dhe farat. I vendosni në grirësen nga Delimano derisa të bëhen pure.
3
Më pas e kaloni në një tigan, ku do i shtoni vajin e ullirit, kripë dhe piper. E përzieni mirë.
4
E servirni në një pjatë dhe mund ta shoqëroni me bukë lyer me vaj ulliri. Ju bëftë mirë!























