Tre të vdekur nga përmbytja e anijes në lumin Rhine
BKT
   Bota

Tre të vdekur nga përmbytja e anijes në lumin Rhine

Tre vetë humbën jetën dhe një fëmijë u zhduk pas mbytjes së anijes në lumin Rhine midis Gjermanisë dhe Francës, njoftoi sot policia.

Shpëtuesit nga Franca dhe Gjermania po kërkojnë për një fëmijë të zhdukur.

Një zyrtar i policisë tha se një anije që kishte lënë bregun gjerman këtë mëngjes me katër persona u mbyt në qytetin francez të Gerstheim, transmeton REL.

“Dy të rritur dhe një fëmijë humbën jetën dhe një fëmijë tjetër  është zhdukur”, tha ai.

Tani për tani, nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe nuk është konfirmuar shtetësia e viktimave.

Një shërbim rajonal francez i shpëtimit raportoi nëpërmjet Twitter se kërkimi përfshinte helikopterë, zhytës, policë dhe zjarrfikës.