Pakistan, dënime të rënda ndaj 3 oficerëve ushtarakë për spiunazh
Një brigadier dhe një oficer civil u dënuan me vdekje, kurse gjenerali me 3 yje u dënua me 14 vjet burg.
Dy oficerë të ushtrisë pakistaneze u dënuan me vdekje ndërsa një gjeneral i lartë u dënua me 14 vite burg për shkak të rrjedhjes së informacioneve për "agjencitë e huaja", njoftoi sot ushtria.
Gjenerali i ushtrisë Qamar Javed Bajwa, miratoi dënimet me vdekje për brigadierin Raja Rizwan dhe oficerin civil Wasim Akram, si dhe dënimin me 14 vite burg për gjeneral-lejtnant Javed Iqbal, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga ushtria e Pakistanit.
Oficerët u dënuan për shkak të "spiunazhit" dhe "rrjedhjes të informacioneve të ndjeshme për agjencitë e huaja që rrezikojnë sigurinë kombëtare", thuhet në kumtesë.
Megjithatë, në kumtesë nuk potencohen detaje të mëtejshme, duke përfshirë se cilat vende apo agjenci, të dënuarit i kanë furnizuar me informacione./aa/























