Pompeo në Berlin për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe
Shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo do të vizitojë sot Gjermaninë për një rikthim në normalitet të marrëdhënieve dypalëshe, pas anulimit minutën e fundit, në fillim të majit, të vizitës së mëparshme, shpesh e trajtuar aspak mirë nga Donald Trump.
Berlini do të jetë faza e parë e një turi europian që ai do të ndërmarrë, ndërkohë që më pas do të shkojë në Zvicër, Holandë dhe në fund në Britaninë e Madhe, ku do të gjejë edhe presidentin Trump, në një vizitë shtetërore.
Në kryeqytetin gjerman, Mike Pompeo pritet të takohet sot me homologun, Heiko Maas, më pas me kancelaren Angela Merkel, pas anulimit të takimit mes tyre më 7 maj.
Ky anulim ngjalli keqardhje në Gjermani, ndërsa zëra të shumtë u shprehën se i gjithë ky pështjellim ishte një tregues i situatës së marrëdhënieve dypalëshe, shumë të përkeqësuara që prej marrjes së drejtimit të Shtëpisë së Bardhë nga Donald Trump.























