14:49 / 31.05.2019
Këshilli i Sigurimit i Rusisë trajtoi gjendjen në Idlib
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sot ka mbledhur Këshillin e Sigurimit të vendit në një takim për të trajtuar gjendjen në rajonin sirian, Idlib.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, në deklaratën për gazetarët, njoftoi se Putin me anëtarët e këshillit diskutuan për situatën në Idlib.
"Në mbledhje veçanërisht janë shpërndarë edhe shqetësimet rreth sulmeve dhe bombardimeve terroriste që vazhdojnë", tha Peskov. (AA)























