18:35 / 05.06.2019
Rreth 40 universitete ndërkombëtare krijojnë një aleancë para G7
Më shumë se 45 universitete ndërkombëtare (mes të cilave “Cambridge”, “Columbia”, “McGill”, “University of Tokyo”, “HEC Paris”, “Polytechnique”…) kanë krijuar një aleancë para G7-ës që do të zhvillohet në fund të gushtit në Francë, për t’i dhënë një përgjigje të përbashkët sfidave të mëdha që janë pjesë e axhendës së këtij samiti.
“Bëhet fjalë për aleancën e parë të presidencave universitare në nivel ndërkombëtar që synon të strukturojë dhe përforcojë veprimin e tyre në nivel global”, theksohet në një komunikatë të përbashkët të këtyre universiteteve.
Kjo aleancë do të zhvillojë samitin e saj të parë botëror më 9 dhe 10 korrik, në Institutin e Shkencave Politike (Sciences po) në Paris.























