Trump: Ndryshimet klimatike – të dobishme dhe të dëmshme
BKT
   Bota

Trump: Ndryshimet klimatike – të dobishme dhe të dëmshme

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë beson që ndryshimet klimatike i kanë të dyjat anët – janë të dobishme dhe të dëmshme, raporton BBC.

Këto deklarata Trump i bëri pas një diskutimi 90 minutësh me Princin Çarls të Britanisë.

“Unë besoj se ekziston një ndryshim i motit dhe mendoj se kjo sjell të mira dhe të këqija”, ka thënë Trump në një intervistë.

Trump ka thënë se ka ndarë dëshirën e princit për “klimë të mirë”, mirëpo ka fajësuar kombet tjera për rritje të ndotjes së ajrit.

Ai ka përmbysur disa ligje amerikane për klimën prej se kur ka nisur presidencën, pavarësisht paralajmërimeve nga agjencitë e tij.

Presidenti amerikan ka thënë se takimi me Princin Çarls ishte planifikuar të zgjaste vetëm 15 minuta.

“Ai ka folur më së shumti dhe është shumë i mirë sa i përket çështjeve klimatike, dhe mendoj se kjo është gjë fantastike”,  ka thënë Trump.