Pompeo thotë se SHBA-të nuk arritën ta bashkojnë opozitën venezueliane
BKT
   Bota

Pompeo thotë se SHBA-të nuk arritën ta bashkojnë opozitën venezueliane

Një audio e zbuluar e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, ka zbuluar përpjekjet e SHBA-së për të bashkuar opozitën venezueliane.

Udhëheqësit e opozitës venezueliane janë rreshtuar për ta marrë presidencën pasi Nicolas Maduro është rrëzuar me ndihmën e Uashingtonit – dhe SHBA po përpiqet që t’i bëjë ata të punojnë së bashku, njoftoi Washington Post duke cituar një audio të lëshuar.

Regjistrimi i audios thuhet se u bë gjatë takimit të Pompeo me udhëheqësit hebrenj javën e kaluar, shkruan RT, transmeton Klan Kosova.

Përpjekja për të krijuar një front të bashkuar kundër Maduros nuk është një gjë e “këtyre muajve të fundit”, sipas Pompeo. Ajo ka qenë duke u zhvilluar që kur u bëra drejtor i CIA-s, vetëm pas betimit të Donald Trump-it si president.

“Që nga dita që u bëra drejtor i CIA-s, kjo ishte në qendër të interesimit të Presidenti Donald Trump”, tha ai.

Në një përpjekje për ta bashkuar opozitën, Uashingtoni kishte provuar t’i përdorte edhe grupet të caktuara religjioze.

Ndërsa SHBA thotë se të gjitha opsionet janë na tavolinë duke përfshirë edhe ushtrinë në fund të muajit të kaluar, një raund i dytë bisedimesh mes përfaqësuesve të presidentit të përkohshëm të vetëdeklaruar, Juan Guaido dhe Maduro, u mbajt në Oslo, por përfundoi pa asnjë marrëveshje.