14:11 / 10.06.2019
Aksident në një minierë në Kinë, 9 minatorë të vdekur
Të paktën nëntë minatorë humbën jetën, kurse 10 minatorët e plagosur u dërguan në spital.
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë u plagosën në një aksident miniere që ndodhi sot në verilindje të Kinës.
Aksidenti ndodhi në minierën e qymyrit në Changchun, në provincën e Jilin.
Gazeta "China Daily" raporton se shpërthimi dhe tërmeti shkaktuan rrënimin e një pjese të minierës.Të paktën nëntë minatorë humbën jetën, kurse 10 minatorët e plagosur u dërguan në spital.
Lidhur me shkakun e aksidentit kanë nisur hetimet.























