11:04 / 12.06.2019
Ja si të përgatisni sallatë me lakër të kuqe
Përbërësit:
1 lakër e kuqe
1 filxhan jogurt
2-3 thelpinj hudhre
3 lugë gjelle vaj
arra
Udhëzimet:
1 Lakrën grijeni në rende e më pas fërgojeni në vaj bashkë me thelpinjtë e hudhrës.
2 Shtojani afro 5 lugë gjelle ujë dhe lëreni të kaurdiset për 4-5 minuta të tjera, duke e përzier vazhdimisht.
3 Pasi të jetë fërguar lakra, shtojani jogurtin, kripë sipas dëshirës dhe përziejeni mirë.
4 Me ndihmën e një filxhani ose kupe, sallatës jepini formën që dëshironi.
5 Në fund shtoni nga një thelb arre dhe shërbejeni.Ju bëftë mirë.























