May synon të qëndrojë deputete pas largimit si kryeministre
Sharr Travel

May synon të qëndrojë deputete pas largimit si kryeministre

Kryeministrja britanike Theresa May njoftoi sot se planifikon të qëndrojë anëtare e Parlamentit britanik, pasi të largohet nga detyra muajin e ardhshëm.

“Sigurisht që do të qëndrojë pasi do të vazhdoj të jem anëtare e Parlamentit për zonën time elektorale”, tha May para deputetëve pasi u pyet në lidhje me planet e saj të ardhshme në politikë.

Ajo e mohoi mundësinë për të qëndruar kryeministre pas fundit të korrikut, kur pritet të zhvillohet një proces zgjedhor në partinë Konservatore për të nxjerrë një lider të ri të partisë, i cili do të zëvendësojë gjithashtu May në krye të qeverisë. /atsh/