09:08 / 13.06.2019
Zyrtari amerikan i antiterrorit do të vizitojë Turqinë
Koordinatori i Antiterrorit Nathan Sales do të realizojë takime me homologët e tij turq, njoftoi Departamenti i Shtetit.
Koordinatori i Antiterrorit i Departamentit amerikan të Shtetit, Nathan Sales, do të udhëtojë në Turqi këtë javë.
Në një deklaratë, Departamenti tha se vizita e ambasadorit Nathan Sales në Ankara do të ndodhë këtë javë, por nuk precizoi ditën e saktë të arritjes.
Sales do të realizojë takime me homologët e tij turq për të biseduar mbi një sërë temash, përfshirë riatdhesimin e luftëtarëve të huaj terroristë, sigurinë kufitare dhe luftën kundër PKK-së, tha Departamenti.
Sales gjithashtu do të bisedojë mbi financimin e terrorizmit dhe përpjekjet ndërkombëtare për të mposhtur DEASH-in dhe Al-Kaidën, thuhet në deklaratë./aa/























