Parlamenti francez voton për besimin e qeverisë
BKT
   Bota

Parlamenti francez voton për besimin e qeverisë

Parlamenti u prononcua për votëbesimin e qeverisë për shkak të rezultateve të këqija që shënoi partia në pushtet në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Qeveria e kryeministrit të Francës, Edouard Philippe fitoi besimin e Parlamentit francez pas rezultateve të dobëta nga partia në pushtet në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Evropian.

Gjithsej 363 deputetë në Parlamentin francez votuan për besimin e qeverisë Philippe mbrëmë ndërsa 163 deputetë ishin kundër.

Para votimit në Parlament, kryeministri Philippe iu drejtua deputetëve dhe paraqiti para tyre planin e punës së qeverisë për dy vitet e ardhshme.

Ai paralajmëroi vazhdimin e reformave ekonomike, sociale dhe mjedisore, si dhe luftë më intensive kundër papunësisë në Francë./aa/