Austria mbyll qendrën kulturore saudite në Vjenë
BKT
   Bota

Austria mbyll qendrën kulturore saudite në Vjenë

Arsye e mbylljes të KAICIID ishin raportet negative për respektimin e drejtave të njeriut dhe kritikat me të cilat ballafaqohet Arabia Saudite lidhur me këtë problem.

Qeveria e Austrisë konfirmoi se do të mbyllë qendrën saudite të dialogut ndërfetar në Vjenë.

Qendra është hapur me emrin Qendra Ndërkombëtare "Mbreti Abdullah bin Abdulaziz" për Dialog Ndërfetar dhe Ndërkulturor (KAICIID).

Qeveria mori vendimin e mbylljes së qendrës me kërkesë të deputetëve të 5 partive politike në Austri.

Arsye e mbylljes të KAICIID ishin raportet negative për respektimin e drejtave të njeriut dhe kritikat me të cilat ballafaqohet Arabia Saudite lidhur me këtë problem.

Autoritetet austriake më së shumti i zemëroi rasti i fundit i shqiptimit të dënimit me vdekje në Arabinë Saudite ndaj Murtaj Qureirs. Ky ishte një i ri 18 vjeçar i cili kishte kaluar 5 vite në burg, me pretendimet se në moshën 10-vjeçare kishte marrë pjesë në protestat antiqeveritare.

KAICIID mbledh pesë religjionet më të mëdha në botë, kurse në vitin 2012 u themelua nga Austria, Spanja dhe Arabia Saudite. Puna e qendrës financohet nga Arabia Saudite./aa/