Shpërthim në dy tankerë me naftë në Detin e Omanit
BKT
   Bota

Shpërthim në dy tankerë me naftë në Detin e Omanit

Pas shpërthimit thuhet se dy tankerët kanë kërkuar ndihmë emergjente nga vendet përreth Gjirit, por se njëri nga tankerët ka filluar të fundoset.

Një shpërthim ka ndodhur në dy tankerë të mëdhenj me naftë në Detin e Omanit.

Televizioni shtetëror i Iranit duke u bazuar në burimet lokale njofton se shpërthimi ka ndodhur në dy tankerë të mëdhenj të ngarkuar me naftë bruto në Detin e Omanit (Deti Arabik).

Pas shpërthimit thuhet se dy tankerët kanë kërkuar ndihmë emergjente nga vendet përreth Gjirit, por se njëri nga tankerët ka filluar të fundoset.