Vazhdojnë protestat në Hong Kong kundër Ligjit për Ekstradim në Kinë
BKT
   Bota

Vazhdojnë protestat në Hong Kong kundër Ligjit për Ekstradim në Kinë

Vazhdojnë protesta në Hong Kong dhe çdo moment numri i njerëzve që i bashkohen protestës sa vjen e rritet. Kjo është protesta më masive e renditur në Hong Kong.

Por ajo e cila bie në sy është edhe rrëmuja dhe kaosi i cili tashmë ka pushtuar qytetin e Hong Kongut.

Protestuesit disa herë kanë goditur ndërtesa qeveritare në shenjë për ti treguar policisë që ata nuk do largohen nga protesta.

Nga ana tjetër edhe policia vazhdimisht ka bërë thirrje që turma të shpërndahet. Në disa ndërthurje të policisë është përdorur dhuna dhe gazi lotsjellës.