BE shpreh shqetësime për projektligjin në Hong Kong mbi ekstradimin
"BE ndan shqetësimet e popullit të Hong Kongut mbi rregullimet ligjore që lehtësojnë ekstradimin e të dyshuarve në Kinë. Ne e kemi përcjellë këtë shqetësim tek qeveria kineze", thuhet në deklaratën e Komisionit të BE-së.
Bashkimi Evropian, ka njoftuar se janë të shqetësuar nga rregullimi ligjor i cili lehtëson ekstradimin në Kinë për të dyshuarit në Hong Kong.
Populli i Hong Kongut kanë ushtruar kohët e fundit të drejtat për t’u shprehur dhe për t’u mbledhur, thuhet në deklaratën ku bëhet thirrje për vetëpërmbajtje dhe kërkohet që të respektohen këto të drejta.
- Rregullorja e debatueshme
Projektligji i cili u paraqit në parlament më 3 prill lehtëson ekstradimin në Kinë, në Rajonin e Posaçëm Administrativ Makao dhe në Tajvan.
Opozitarët mbrojnë idenë se ky ndryshim që do të bëhet në ligjin e ekstradimit do të eliminojë liritë në Hong Kong, ndërsa zyrtarët e Hong Kongut theksojnë që ky ndryshim duhet të bëhet për ekstradimin në Tajvan e të dyshuarit për krime.
Ndër të tjera opozitarët teksa vazhdojnë protestat e nisura kundër këtij rregullimi ligjor, kanë shprehur shqetësimet se nëse ky ligj hyn në fuqi Kina do të vendosë në objektiv opozitarët politikë në Hong Kong./aa/























