13:36 / 13.06.2019
Indi, nuk ka të mbijetuar në aksidentin ajror
Avioni ishte zhdukur pas fluturimit të tij më 3 qershor.
Forcat Ajrore të Indisë (IAF) të enjten njoftuan se nuk ka të mbijetuar në mesin e 13 personave në ekuipazhin e avionit i cili u zhduk në fillim të muajit.
Mbetjet e avionit An-32 i cili u zhduk më 3 qershor në shtetin indian verilindor Assam u gjetën të martën.
"Tetë anëtarë të ekipit të shpëtimit kanë arritur në vendin e rrëzimit sot në mëngjes. IAF me keqardhje informon se nuk ka të mbijetuar nga rrëzimi i An32", thonë forcat ajrore përmes Twitterit./aa/























