14:37 / 13.06.2019
Boris Johnson fiton raundin e parë për kryeministër të Anglisë
Boris Johnson ka siguruar numrin më të madh të votave në raundin e parë për të zgjedhur udhëheqësin e partisë konservatore dhe kryeministrin tjetër.
Tre kandidatë – Mark Harper, Andrea Leadsom dhe Esther McVey – janë rrëzuar, në votimin e fshehtë të mbajtur në Dhomën e Komuniteteve
Johnson mori 114 vota, Jeremy Hunt ishte i dyti me 43, dhe Michael Gove ishte i treti me 37 vota.
Shtatë kandidatë garojnë në raundin tjetër të votimit javën e ardhshme.























