Ushtarët dhe Policët dhurojnë gjak
BKT
Shëndetësi

Ushtarët dhe Policët dhurojnë gjak

Me moton “Jep dhuratën më të çmueshme, dhuro gjak”, përfaqësues të FSK-së dhe të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhuruan gjak në ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut.

Në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, përfaqësues të FSK-së, kadetë të Policisë së Kosovës dhe përfaqësues të Njësisë Speciale dhuruan gjak në kuadër të javës së dhurimit vullnetar të gjakut.

Aty u kërkua që të dhurojnë gjak të gjithë qytetarët që gëzojnë shëndet të plotë.

Për drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Bukurie Zhubi, dhurimi i gjakut nga përfaqësues të FSK-së dhe Policisë së Kosovës i shton madhështinë këtij aktiviteti human dhe jetik për pacientët që kanë nevojë për doza të gjakut.

tha se kjo ditë ka një rëndësi shumë të madhe, në veçanti për pacientët që kanë nevojë për doza të gjakut

Ajo tha se interesimi për dhurimin e gjakut rritet çdo vit,

E drejtoresha e shërbimit Shëndetësor të Policisë së Kosovës, Lindita Kajtazi, tha se nuk ka kënaqësi më të madhe sesa kur pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe ata të FSK-së, bëhen së bashku për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës për dhurim të gjakut.

Kolonel Sefer Isufi tha se pjesëtarët e FSK-së kanë përkushtim maksimal në përmbushjen e misionit të tyre të shenjtë e që është mbrojtja e qytetarëve të vendit.

Komandant i Njësisë Speciale Operative Amir Gërguri u shpreh se njësia speciale në vazhdimësi dhuron gjak, teksa theksoi se kësaj radhe krah për krah edhe me ushtrinë e Kosovës, ndjehen edhe më mirë në këtë aksion humanitar.

Java e Dhurimit të Gjakut ka filluar më 10 qershor dhe do të zgjasë deri më 17 qershor, ku qytetarët do të mund të dhurojnë gjak në transfuzion të gjakut apo në shesh ku edhe janë të vendosura tendat për dhurim të gjakut.


MË SHUME NGA Shëndetësi