Ironi e rivalëve konservatorë: Ku është Boris Johnson?
BKT
   Bota

Ironi e rivalëve konservatorë: Ku është Boris Johnson?

"Ku është Boris?", pyet ministri i Jashtëm britanik Jeremy Hunt duke dënuar mungesën në debatin televiziv në Kanalin 4 të paraardhësit të tij në Ministrinë e Jashtme dhe rivali kryesor për udhëheqjen e konservatorëve dhe qeverisë.

Podiumi i Johnsonit, i lënë bosh, mes pesë rivalëve të tij, ishte subjekt i sarkazmës ndaj favoritit të madh, mbështetësit të një Brexit-i më 31 tetor me ose pa marrëveshje.

Përveç Hunt, në debat ishin edhe Dominic Raab, Rory Stewart, Michael Gove dhe ministri i Brendshëm, Sajid Javid, secili me nuanca të ndryshme për divorcin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

“Kemi folur për Brexit për 25 minuta. Nëse ekipi i tij (i Johnsonit) nuk lejon diskutimet me pesë kolegë mjaftueshëm miqësorë, si do ta menaxhojë proçesin kundër 27 vendeve europiane?”, përfundoi Hunt.