Iratxe Garcia merr drejtimin e grupit të social-demokratëve në PE
BKT
   Bota

Iratxe Garcia merr drejtimin e grupit të social-demokratëve në PE

Spanjollja Iratxe Garcia pritet të marrë të martën drejtimin e grupit të social-demokratëve në Parlamentin Evropian, për herë të parë, për një grup kaq të rëndësishëm.

Deri më tani, vetëm të Gjelbrit (grupi i katërt në Parlament, ndërsa social-demokratët renditen të dytët) kanë një grua në rolin e bashkë drejtueses.

Kryetari i grupit Grupi i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve, gjermani Udo Bullmann (63 vjeç) njoftoi sot se heq dorë nga ky post, për të cilin garonte me Iratxe Garcia. Eurodeputet me 20 vite eksperiencë, ai drejtonte grupin që nga 2018.

“Në këto momente, në mesin e debatit për postet me përgjegjësi brenda grupit S&D, duket se interesat kombëtare kanë përparësi mbi përmbajtjen dhe vizionin për të ardhmen”, bëri të ditur në një komunikatë, zyra e tij për shtyp, por pa dhënë më shumë detaje.

Pas rezultateve të zgjedhjeve evropiane të 26 majit nisën dhe negociatat për postet kryesore të qeverisjes brenda BE, si në Parlamentin ashtu edhe në Këshillin Evropian, apo për kreun e Komisionit.