11:35 / 18.06.2019
Pentagoni shton 1 mijë trupa në Lindjen e Mesme
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë një kontigjent shtesë prej 1 000 ushtarësh në Lindjen e Mesme, bëri të ditur Pentagoni.
“Dhashë autorizimin për qëllime mbrojtëse për t’iu përgjigjur kërcënimeve, me kërkesë të Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, theksoi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan.
“Sulmet e fundit iraniane vërtetojnë sjelljen armiqësore të forcave të Teheranit, të cilat kërcënojnë personelin amerikan dhe interesat në zonë”, shtoi Shanahan.























