11:14 / 19.06.2019
Johnson mbetet në krye edhe pas votimit të dytë të konservatorëve
Kandidati kryesor për drejtimin e konservatorëve britanikë, Boris Johnson, rezulton në krye me një avantazh në rritje ndaj katër rivalëve në garë.
Ky është ky rezultati i votimit të dytë në grupin parlamentar për zgjedhjen e pasardhësit të Theresa May në krye të konservatorëve dhe të qeverisë aktuale.
“Johnson mori 126 vota, pasuar nga Jeremy Hunt me 46, më pas Michael Gove me 41, Rory Stewart me 37 dhe Sajid Javid 33’’, njoftoi presidenca e të ashtuquajturit Komiteti 1922.
U eliminua vetëm me më pak se 10% të votave të kolegëve, Dominic Raab, i cili arriti të merrte vetëm 30 të tilla.























