Ministri i Brendshëm i Britanisë së Madhe humb në garën për kryeministër
BKT
   Bota

Ministri i Brendshëm i Britanisë së Madhe humb në garën për kryeministër

Ministri i Brendshëm i Britanisë së Madhe, Sajid Javid, është larguar nga gara për kryetarë të Partisë Konservatore që nënkupton marrjen e pozitës së kryeministrit të shtetit.

Kandidati kryesor për kryeministër Boris Johnson ka fituar 157 vota, Sajid Javid, 34 vota, Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, 59 vota dhe ministri britanik i Mjedisit, Micheal Gove, 61vota.

Raundi i pestë i votimit do të mbahet në orët e pasdites, pas së cilit do të bëhen të ditur emrat e dy kandidatëve kryesorë për kryeministër.

Emri i drejtuesit të ri të Partisë Konservatore do të dihet më 22 korrik.