Conte: Roma nuk do të shkelë rregullat e BE-së
BKT
   Bota

Conte: Roma nuk do të shkelë rregullat e BE-së

Qeveria italiane nuk do të shkelë rregullat evropiane, por kërkoi ndryshimin e tyre, shkruhet në letrën e përgjigjes drejtuar Komisionit Evropian, i cili kërcënon me nisjen e një procedure disiplinore kundrejt Romës për shkak të borxhit.

“Ne nuk synojmë t’i shmangim detyrimet (të përcaktuara nga rregullat evropiane) as të kërkojmë përjashtime”, shprehet kryeministri, Giuseppe Conte në një letër prej gjashtë faqesh dërguar të mërkurën presidentit të Komisionit, Jean-Claude Juncker, atij të Këshillit Europian, Donald Tusk, dhe shteteve anëtare dhe e bërë publike ditën e sotme.    

Ai nënvizoi gjithashtu urgjencën dhe domosdoshmërinë për nisjen e një diskutimi në BE për një rishikim në detaj të rregullave ekonomike.

“Bilanci i llogarive publike nuk mund të jetë i vetmi parametër referimi i politikës ekonomike dhe sociale”, theksoi ai.