Etiopi, vritet udhëheqësi i dyshuar i grusht shtetit
Të shtunën, kryeministri etiopian deklaroi se përpjekja për puç kundër qeverisë së shtetit rajonal Amhara dështoi.
Një udhëheqës i dyshuar i grusht shtetit në Etiopi është vrarë në shtetin rajonal Amhara në veri të vendit.
“Tsige u qëllua në Zenzelma, 10 kilometra nga kryeqyteti rajonal Bahir Dar, përderisa përpiqej të ikte nga operacioni i sigurisë”, raportoi televizioni shtetëror etiopian, duke cituar zyrtarë policorë.
Shefi i sigurisë në Amhara, Asaminew Tsige, shpërtheu në një takim të shtunën pasdite duke vrarë presidentin rajonal, Ambachew Mekonnen dhe dy zyrtarë të tjerë.
Të shtunën, kryeministri etiopian deklaroi se përpjekja për puç kundër qeverisë së shtetit rajonal Amhara dështoi.
Disa orë pasi përpjekja e grusht shtetit u asgjësua, nga roja e tij e sigurisë u vra shefi i ushtrisë etiopiane, gjenerali Sea’re Mekonnen.
Qeveria etiopiane bëri të ditur se të dy incidentet ishin të lidhura dhe se një funeral për të rënët do të mbahet të martën./aa/























