Putin zgjat sanksionet ruse kundër BE-së
BKT
   Bota

Putin zgjat sanksionet ruse kundër BE-së

Rusia e ka mbajtur të pandryshuar listën e importeve të ndaluara nga BE-ja.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka zgjatur sanksionet hakmarrëse ndaj Bashkimit Evropian deri në fund të vitit 2020.

Sipas deklaratës zyrtare, Rusia e ka mbajtur të pandryshuar listën e importeve të ndaluara nga BE-ja.

Fillimisht, BE-ja në vitin 2014 vendosi sanksione ekonomike kundër Rusisë lidhur me rolin rus në konfliktin e Ukrainës. Në përgjigje, Rusia ndaloi importet e disa ushqimeve dhe produkteve të tjera evropiane.

Ukraina është dëmtuar nga konflikti që nga marsi i vitit 2014 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) votoi për të shpallur aneksimin rus të paligjshëm.

Aneksimi i Rusisë çoi fuqitë perëndimore, përfshirë SHBA-të, të imponojnë sanksione kundër Moskës.

Së bashku me Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, SHBA, BE dhe Turqia nuk e njohin Krimenë si territor rus./aa/