San Francisko ndalon shitjet e cigareve elektronike
BKT
   Bota

San Francisko ndalon shitjet e cigareve elektronike

San Francisko u bë qyteti i parë i SHBA-së që ndalon shitjen e cigareve elektronike, deri sa nuk sqarohet efekti i saj ndaj shëndetit të njeriut.

Sipas BBC, zyrtarët në San Francisko votuan për ndalimin e shitjes së duhanit me avull në shitore, por edhe shpërndarjen e aparateve që shiten përmes internetit.

Pikërisht në qytetin e Kalifornisë ndodhet selia e “Juula Labs”, prodhuesit më të njohur të cigareve elektronike në SHBA.

Kompania thotë se për shkak të një vendimi të tillë shumë duhanpirës do t’u kthehen cigareve dhe të krijojnë “treg të zi”.

Kryebashkiakja e San Franciskos, London Breen ka 10 ditë afat për të nënshkruar ligjin, të cilin ka paralajmëruar se do ta nënshkruajë.

Ligji do të hyjë në fuqi pas shtatë muajsh.