Erdogan në Japoni për Samitin e G20-tës
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka arritur në qytetin Osaka të Japonisë për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të G20-tës.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka arritur në qytetin Osaka të Japonisë për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të G20-tës që do të fillojë nesër.
Në Aeroportin Kansai, presidenti Erdogan u prit nga zëvendësministri i Jashtëm i Japonisë Kenji Yamada, ambasadori i Turqisë në Tokjo Murat Mercan dhe zyrtarë të tjerë.
Gjatë qëndrimit të tij në Osaka, Erdogan shoqërohet nga bashkëshortja Emine Erdogan, ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu, ministri i Thesarit dhe Financave Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, shefi i komunikimeve i Presidencës Fahrettin Altun dhe zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalin./aa/























