13:20 / 27.06.2019
Telefoni i parë në botë me kamerën e padukshme
A keni parë ndonjëherë një telefon si ky?
Kamera e parë e padukshme ose nën-ekran, është shpikur nga kompania Oppo, duke premtuar një zgjidhje për ekran të plotë, raporton “Unilad Tech”.
Për një kohë të gjatë, problemi i sipërfaqes së telefonit ka qenë diskutuese për dizajnin e telefonave të mençur.
Por tani një kompani ka tejkaluar pritjet tona duke u bërë e para që demonstron një telefon me kamerë të ndërtuar nën-ekran.
Përdoruesit e këtij telefoni do të kenë qasje me kamerë kur të duan ata vetëm më një prekje në ekran.
























