13:41 / 27.06.2019
OPPO njofton kamerën e parë selfie nën ekran
Pasi filloi ta promovonte atë në fillim të muajit, OPPO siç pritej, ka zbuluar kamerën selfie nën-ekran, në MWC Shanghai.
Kompania zyrtarisht e quan atë USC, shkurtesë për Under-Screen Camera, dhe kjo në thelb do të thotë që kompania ka futur kamerën selfie prapa ekranit.
Pjesa e ekranit nën të cilën ndodhet kamera, përdor një hapësirë transparente, me një strukturë pikselësh të ridizajnuar që lejon dritën të kalojë.























