Presidenti i Tunizisë dërgohet në spital për herë të dytë brenda javës
Beji Caid Essebsi, 92-vjeçar, është përballur me gjendje të rënduar shëndetësore dhe është dërguar në spitalin ushtarak në kryeqytetin Tunis.
Presidenti i Tunizisë, Beji Caid Essebsi sot është dërguar në spitalin ushtarak në kryeqytetin Tunis, që është hera e dytë që ai dërgohet në spital në më pak se një javë.
Essebsi, 92-vjeçar, kaloi në një "krizë shëndetësore", thonë nga zyra e presidentit në faqen zyrtare në Facebook, duke mos dhënë më shumë detaje.
Këshilltari i presidentit për komunikim me mediat, Firas Kafrach, e emëroi si "kritike" gjendjen shëndetësore të presidentit. Ai bëri thirrje për lutje, duke uruar shërim të shpejtë për presidentin Essebsi.
Të premten e kaluar, Essebsi u dërgua në spital në lidhje me shqetësimet për gjendjen shëndetësore, por u lirua ditën e ardhshme.
Essebsi, president i Tunizisë që nga dhjetori i vitit 2014, duhet të tërhiqet në muajin nëntor të këtij viti kur edhe i mbaron mandati.























