Erdogan përshëndet "partneritetin strategjik" me SHBA-të
BKT
   Bota

Erdogan përshëndet "partneritetin strategjik" me SHBA-të

Presidenti turk, Erdogan u takua me presidentin amerikan, Donald Trump, në kuadër të Samitit të Liderëve të G20 të mbajtur në Osaka të Japonisë

Partneriteti i përbashkët strategjik i Turqisë dhe SHBA-ve promovon bashkëpunimin e mëtejshëm në fusha të ndryshme, tha të shtunën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas takimit me homologun e tij amerikan, Donald Trump, raporton Anadolu Agency.


"... Mbi të gjitha, kemi një partneritet strategjik, i cili promovon bashkëpunimin tonë në fusha të ndryshme", tha presidenti Erdogan, duke shtuar se ai beson se ky bashkëpunim do të vazhdonte në të njëjtën mënyrë në periudhën e ardhshme. 

Presidenti Erdogan u takua me presidentin Donald Trump në kuadër të Samitit të Liderëve të G20 të mbajtur në Osaka të Japonisë, ndërsa dy liderët diskutuan për më shumë se gjysmë ore. 

Në deklaratën e tij të shkurtër pas takimit, Erdogan tha se vëllimi tregtar i vendeve ka arritur në 75 miliard dollarë dhe të dy vendet do të duhej të ndërmarrin hapa në drejtim të industrisë së mbrojtjes.