18:53 / 30.06.2019
Në Gjermani regjistrohet muaji qershor me i nxehtë ndonjëherë
Dita e fundit e qershorit ka regjistruar në Gjermani temperaturën më të lartë ndonjëherë për këtë muaj, duke arritur 38,9 gradë Celsius në shtetin perëndimor të Rhineland-Palatinate.
Shërbimi Gjerman Meteorologjik (DWD) tha se rekordi i ri theu temperaturat rekord të regjistruara të mërkurën prej që arritën 38,6 gradë Celsius në shtetet lindore Brandenburg dhe Saksoni.
Megjithatë nxehtësia ende nuk ka arritur temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Gjermani që ka qenë 40,3 gradë Celsius, ndërkohë që temperaturat pritet të bien sërish javën tjetër.























