22:44 / 30.06.2019
Konsultimet shtyjnë samitin special për postet e larta të BE-së
Një samit special i liderëve të BE-së u shty, tha një zëdhënës i presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk.
”Samiti, që duhej të fillonte në orën 16:00, u shty dy herë dhe nuk ka filluar ende për shkak se vazhdojnë konsultimet”, tha zëdhënësi.
Tusk po diskuton veçmas me liderët e BE-së për ndarjen e posteve të larta të saj.
”Samiti do të fillojë pas mbarimit të konsultimeve”, theksoi zëdhënësi.























