11:01 / 01.07.2019
Finlanda merr presidencën e radhës të BE-së
Finlanda merr sot presidencën gjashtëmujore të radhës të Bashkimit Europian.
Kjo është hera e tretë që Finlanda, si vend anëtar i BE-së, kryeson Këshillin e BE-së.
Këshilli i BE-së është trup që bashkon ministrat e vendeve anëtarë dhe takohet sipas sferave të caktuara, që nga bujqësia e deri te çështjet e jashtme dhe të brendshme.
Finlanda merr kryesimin e radhës të Këshillit të BE-së nga Rumania, ndërsa më 1 janar të vitit 2020 do t’ia dorëzojë atë Kroacisë.























