Ursula von der Leyen nominohet për presidente të Komisionit Evropian
BKT
   Bota

Ursula von der Leyen nominohet për presidente të Komisionit Evropian

Krerët e Bashkimit Evropian ranë sot dakord në Bruksel mbi emërimet në postet kyçe të Unionit. Ministrja aktuale e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen u nominua të udhëheqë Komisionin Evropian, ndërsa francezja, Christine Lagarde u nominua për presidente të Bankës Qendrore të Evropës, njoftuan sot shumë krerë evropianë.

“Këshilli i Evropës ra dakord mbi drejtuesit e rinj të institucioneve evropiane”, njoftoi presidenti i Këshillit, Donald Tusk në Twitter.

Belgu Charles Michel do të marrë postin e presidentit të Këshillit të Evropës dhe spanjolli, Josep Borrell është nominuar për shef të diplomacisë evropiane.