Vendet evropiane i kërkojnë Iranit të respektojë marrëveshjen bërthamore
BKT
   Bota

Vendet evropiane i kërkojnë Iranit të respektojë marrëveshjen bërthamore

Krerët e diplomacisë së Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe u shprehën sot të shqetësuar dhe i kërkuan Teheranit të tërhiqet nga vendimi i tij për të kaluar limitin e vendosur mbi rezervat e tij të uraniumit të pasuruar, sipas marrëveshjes së vitit 2015 mbi programin e tij bërthamor.

“Ne nxisim Iranin që të tërhiqet nga vendimi i tij dhe të mos ndërmarrë masa të reja që dobësojnë marrëveshjen e vitit 2015”, njoftuan përgjegjësit evropianë në një komunikatë të publikuar në Bruksel./ATSH